Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi të hënën se nga dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të përfitojnë qytetarët e dy shteteve.
Në takim me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak, Kurti tha se Kosova është e gatshme përherë për dialog parim, të balancuar e konstruktiv.
“Kurti ritheksoi se nga ky dialog duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, nëpërmjet një marrëveshjeje të qëndrueshme e të zbatueshme, që në qendër ka njohjen reciproke. Për këtë, kemi edhe Rezolutën e Parlamentit Evropian, të miratuar pak ditë më parë, ku bëhet thirrje që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje bazuar në njohje reciproke”, thuhet në komunikatën e Zyrës së kryeministrit.
Në punimet e Symi Symposium që po mbahet në Greqi, Kurti diskutoi me të dërguarin e BE-së edhe për çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor.
“Mbarëvajtja e procesit të deritanishëm të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, si dhe hapat e ardhshëm në këtë proces, ishin tema kryesore të takimit”, thuhet tutje.
-
BE-ja shpreson që Kurti e Vuçiq të hyjnë në takim me guxim politik
-
Kurti: Integrimi i Kosovës në BE të mos penalizohet shkaku i Serbisë
-
Kurti takohet me Kovaçevskin bisedon për dialogun
-
Lajçaku: Me Kurtin u takuam për t’u përgatitur në detaje për takimin e 2 majit
-
Kurti-Lajçakut: Marrëveshja të zbatohet e plotë, pa vonesa e pa kushtëzime