Ka nisur takimi i kryeministrit Albin Kurti me grupin punues për hartimin dhe finalizimin e legjislacionit për vetting.
Por në këtë takim, nuk po marrin pjesë Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës.
Këto dy trupa, më herët kanë shprehur shqetësimin me gjuhën, sipas tyre fyese të Qeverisë ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Në një takim të mëhershëm të këtij grupi punues, përfaqësuesi i KPK-së kishte lëshuar mbledhjen, pasi sipas tij, Qeveria nuk është distancuar nga zv.ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, për deklaratën se “vetë prokurorët janë të involvuar në veprime kriminale”.
{gallery}