Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti e Zogaj dakordohen për intensifikim të bashkëpunimit për reformë në drejtësi

Kryeministri Albin Kurti, të enjten ka pritur në takim kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj.

Sipas një njoftimi për media të Qeverisë, temë e takimit ishin planifikimet e KGJK-së për efikasitetin dhe efektivitetin e sistemit gjyqësor, rezultatet e deritanishme të Gjykatës Komerciale pas funksionalizmit të saj, reformat në drejtësi dhe gjithashtu funksionimi i Gjykatës në Mitrovicën Veriore.

“U dakorduan për intensifikimin e bashkëpunimit rreth reformës në drejtësi, si dhe çështjeve të tjera, të cilat kanë të bëjnë me forcimin e sundimit të ligjit”, thuhet në njoftim.

Në këtë takim, Kurti thuhet se ishte i shoqëruar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe zëvendësministri, Blerim Sallahu, ndërkaq nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, përveç kryesuesit, e pranishme ishte edhe anëtarja e KGJK-së, Drita Rexhaj.