Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalimin në takimin e Komitetit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE-në, ka thënë se Kosova është e përkushtuar, konstruktive dhe kreative në dialogun Kosovë – Serbi.
Kurti ka thënë se Marrëveshja Bazë është një avancim. Ai ka folur edhe për të drejtat e pakicave.
“Mendojmë se Kushtetuta ofron kornizë të mirëfilltë për të respektuar të drejtat e pakicave dhe për t’i fuqizuar ato”, ka thënë Kurti.
Ai ka thënë se shpreson edhe që nga 1 janari i vitit të ardhshëm qytetarët e Kosovës të lëvizin pa viza si gjithë qytetarët e tjerë të shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Ai po ashtu ka folur edhe për aplikimin e Kosovës në fund të vitit të kaluar për statusin e shtetit kandidat të BE-së.
-
Kurti: BE-ja duhet të punojë për të siguruar statusin e kandidatit për Kosovën
-
Kurti: Integrimi i Kosovës në BE të mos penalizohet shkaku i Serbisë
-
Kurti “garanton” marrëveshje me Serbinë në të mirë të Kosovës
-
Kurti në takim me ambasadorin çek thekson përkushtimin e Kosovës në rrugën drejt BE-së
-
Kurti: Njohja reciproke, parakusht drejt BE-së