Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, kanë pritur në takim kryetarin e Bordit drejtues të Çalik Holding, Ahmet Çalik, kryetarin e Bordit Drejtues të kompanisë Limak, Nihat Ozdemir, si dhe drejtorin ekzekutiv të KEDS-it, Alpin Dogan me bashkëpunëtorë.
Sipas njoftimit për media, në takim u diskutua për situatën energjetike në vend dhe raportin me KEDS-in në funksion të furnizimit të qëndrueshëm të qytetarëve me energji.
Bëhet e ditur se Kurti tha se Kosova është një shtet ku po rriten prodhimtaria dhe eksportet, andaj po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme energjia për bizneset.
Sipas tij, Kosova ka shënuar një ngritje prej 86% për vitin 2021 krahasuar me 2020 në eksporte dhe 23% për vitin 2022 krahasuar me 2021.
“Z. Çalık dhe z. Holding theksuan se kompanitë që drejtojnë janë në shërbim të shtetit të Kosovës dhe qëllimi i përbashkët është furnizimi i rregullt dhe distribuimi i qëndrueshëm i energjisë”, thuhet tutje në njoftim.
-
Kurti: KEK-u po prodhon me kapacitet maksimal
-
Kurti: Kompanitë para pak vitesh as nuk e dinin ku është Kosova në hartë, e tash ankohen vetëm për bileta të aeroplanit
-
KEK-ut i shtohen rreth 35 megavatë kapacitet prodhues
-
Bizneset paralajmërojnë protesta, Qeveria thotë se po u ofron ndihmë për përballje me daljen në treg të hapur
-
Kurti falënderon Turqinë për mbështetjen në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes