Arbëri

Kurti në Ditën e Përkujtimeve nderon rolin e SHBA-së në ndalimin e gjenocidit në Kosovë

Albin Kurti

Foto: Driton Paçarada

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Ditën e Përkujtimeve për ushtarët e rënë amerikanë, ka kujtuar rolin e rëndësishëm të SHBA-së në ndalimin e gjenocidit në Kosovë në vitin 1999. 

Kurti në postim në platformën “X” ka cekur edhe rolin e vazhdueshëm të Ushtrisë së SHBA-së si garantuese e paqes në Ballkanin Perëndimor. 

“Në këtë Ditë të Përkujtimeve, ne bashkohemi me SHBA-në në kujtimin e ushtarëve amerikanë që dhanë jetët e tyre në mbrojtje të lirisë, barazisë dhe demokracisë. Ne po ashtu nderojmë rolin e pazëvendësueshëm të ushtrisë së SHBA-së në ndalimin e gjenocidit në vitin 1999 – dhe rolin e saj të vazhdueshme si garantuese e paqes në rajonin tonë”, ka shkruar Kurti në platformën “X”.