Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se mbi sigurinë gjeopolitike të rajonit është diskutuar të mërkurën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, që ai e cilësoi temë thelbësore.
Kurti ka shkruar në rrjetin social X se ishte kënaqësi të takohej me zyrtarë evropianë në këtë Forum.
“Kënaqësi të isha pjesë e panelit sot në Forumin Ekonomik Botëror për të diskutuar dialogun e diplomacisë së Ballkanit Perëndimor me Ursula von der Leyen dhe persona të njohur nga rajoni e më gjerë. Siguria gjeopolitike e rajonit tonë është thelbësore për sigurinë evropiane, prandaj tema është e një rëndësie të madhe”, ka shkruar kryeministri Kurti.
Ai është takuar gjatë ditës edhe me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq, me të cilin ka diskutuar mbi situatën e rajonit.
“Me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti diskutova për situatën në rajon. E përgëzova për heqjen e regjimit të vizave si dhe i shpreha mbështetjen tonë për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe në rrugën drejt BE-së”, ka shkruar Plekonviq në X.
-
Kurti në Davos: Progresi demokratik i Kosovës meriton të vlerësohet me statusin e vendit kandidat për BE
-
Kroacia ofron mbështetje për anëtarësim në KiE, Vuçiqi i ankohet Lajçakut për politikat e Kurtit
-
Plenkoviqi takohet me Kurtin: Kroacia, mbështetëse e Kosovës në integrimin evropian
-
Kurti në prag të Forumit të Davosit: Prioritet siguria e Kosovës
-
Kurti e Vuçiq në Davos, nuk zbardhet agjenda