13:45 - Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se kujtimi për Fadil Vokrrin është i paharrueshëm.
Kurti ka treguar se çka ka shkruar në librin përkujtimor për Vokrrin:
Kur e merrte topin afër 16 metërshit, i gjithë stadiumi ishte në këmbë. E, kur shënonte, të gjithë ishim në ajër. Panumër herë jemi ngritur në këmbë, aq shumë herë kemi kërcyer në ajër. Nga fëmijët e lagjes te futbollistët tanë më vonë të famshëm, secili, janë frymëzuar nga Fadil Vokrri. Sporti ynë është rritur me emrin e tij. Kujtimi për Vokrrin është i paharrueshëm andaj edhe nderimi për të i përjetshëm!
Haradinaj: Fadil ishe i të gjithë neve, të gjithë të nderojmë

13:40 - Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe pranë arkivolit të trupit të pajetë dhe u shënua në librin e zisë, me rastin e ndarjes nga jeta të Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.
Edhe
Kurti: Aleanca me SHBA-në e pazëvendësueshme, Kosova gjithmonë mirënjohëse
Pas homazheve, Haradinaj, në librin e zisë shkroi “Fadil ishe i të gjithë neve, të gjithë të nderojmë”.
Thaçi: Kosova do t’i jetë përherë mirënjohëse Vokrrit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se qytetarët e Kosovës do t’i jenë përherë mirënjohës Fadil Vokrrit, legjendës së futbollit që vdiq të shtunën në moshën 57-vjeçare.
Thaçi ka thënë se Vokrri ishte ndër personalitetet më të dalluara shqiptare.
Edhe
Kurti: Më 7 qershor bëhuni pjesë e rekordit të ri historik
“Kam takuar shumë personalitete që bartnin epitetin e legjendës në fushën ku kishin kontribuar, në Kosovë dhe jashtë saj. Por, edhe ndër këta dallohej Fadil Vokrri. E njoha para tri dekadash, nga tribunat e fushave të futbollit ku impresionoheshim me mjeshtëritë e tij me topin, në vitet e tij të arta si futbollist. Çdo familje shqiptare jetonte me emrin e tij. Fëmijët jetonin me ëndrrën që të bëheshin “Fadila”. Bota vraponte ta merrte për ekipet e veta, jashtë Prishtinës. Por, edhe në momentet më të rënda, më të vështira, i mbeti besnik Kosovës. Golat e tij ishin gëzimi ynë sportiv dhe krenaria jonë kombëtare. Daljet e tij të rralla huq në fushë ishin dëshpërim për të gjithë ne. Fadili vazhdoi të shënonte për Kosovën edhe jashtë fushës. Shënimet e tij kryesore ishin anëtarësimi i Kosovës në FIFA dhe UEFA. Do t’i jemi përherë mirënjohës për çdo gjë që ka bërë për Kosovën”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Varrimi i Vokrrit do të bëhet në orën 17:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë.