Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg për situatën e krijuar në veri.
Kurti ka thënë se bojkoti i ditëve të fundit nga ana e serbëve në veri është i nxitur dhe orkestruar nga Beogradi.
“Ai tha se bojkoti i ditëve të fundit është i nxitur dhe orkestruar nga Beogradi zyrtar dhe është rezultat i veprimeve të tyre të vazhdueshme destruktive në dialogun ndërmjet dy vendeve. Kryeministri Kurti e siguroi Sekretarin Stoltenberg se Qeveria dhe Institucionet e Kosovës si gjithmonë do bashkëpunojnë, komunikojnë dhe bashkërenditen ngushtë me aleatët dhe partnerët e saj”, thuhet nga Zyra e Kryeministrit. “Qeveria e Republikës së Kosovës mbeten të përkushtuara për vlerat demokratike dhe evropiane të sundimit të ligjit, të të drejtave dhe lirive të njeriut e të pakicave, të pluralizmit politik, të paqes e të sigurisë, u shpreh kryeministri Kurti”.
-
Kurti: Serbia po tenton t'i frikësojë serbët në veri të mos marrin pjesë në zgjedhje
-
Kurti takohet me ambasadorin francez, flasin për situatën në veri
-
Kurti: Serbia është shtet paraushtarak – me sulme terroriste tash po i shënjestron civilët
-
Kurti për raportimet për tentim atentatin: Ka shumë kërcënime nga strukturat e Serbisë
-
Nis takimi Kurti-Stoltenberg