Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të shtunën mori pjesë në pritjen me rastin e 50-vjetorit të meshtarisë, në Kishën e Shën Jozefit në Stubëll.
“Biografi më i vlefshëm e më i rëndësishëm i Nënës Terezë që na ka mësuar atë që duhet ta rilexojmë vazhdimisht se sa e rëndësishme është ta ndihmojmë njëri tjetrin dhe sa e rëndësishme është të solidarizohemi me ata të cilët janë në nevojë, janë më të varfër ose kanë vështirësi të tjera në jetë. Duke i ndihmuar tjetrit na e ndihmojmë edhe veten tonë andaj përgëzime edhe njëherë për këtë 50-vjetor të meshtarisë, rrofshi e qofshi mbarë e më të mira”, citohet në komunikatë Kurti.
Bashkë me kryeministrin Kurti ishin edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
-
Kurti: Bajrami na kujton që duhet të japim për ata që kanë më pak
-
Kurti viziton BIK-un, flet për rëndësinë e gatishmërisë për sakrificën
-
Kurti: Komuniteti ashkali është vlerë e shtuar për shoqërinë dhe shtetin tonë
-
Kurti takohet me kancelarin austriak, thekson përkushtimin e Kosovës në rrugën drejt BE-së
-
Kurti e Haxhiu vizitojnë Tërnavën për Bajram: Edhe sakrifica e flijimi janë festë