Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë të mërkurën në festimin e Ditës së Flamurit të komunitetit Ashkali.
Siç ka njoftuar zyra e Kryeministrisë, Kurti ka thënë se ishte kënaqësi pjesëmarrja e tij në këtë kremte të komunitetit ashkali, i cili me tradita dhe kulturë, është vlerë e shtuar dhe kontribuues i vlefshëm për shoqërinë dhe për shtetin tonë.
“Qeveria jonë është e përkushtuar që të gjithë qytetarët e Kosovës të trajtohen pa diskriminim për asnjërin prej tyre. Andaj kemi arritur dialogun me komunitetet jo shumicë ta ngrisim në nivele të pa para më herët, si qytetarë dhe pjesëmarrës të barabartë të vendit tonë”, u shpreh kryeministri Kurti.
Në fjalën e tij kryeministri veçoi nismat që kanë përfunduar në të mirë të komuniteteve si dhe theksoi se janë edhe një sërë nismash të tjera nga Qeveria, nga të cilat përfitojnë drejtpërdrejt komunitetet, duke ndihmuar me integrim, duke rritur pjesëmarrjen ekonomike dhe sociale, e duke ndërtuar aftësi udhëheqëse.
-
Kurti: Qeveria po punon për krijimin e mundësive të barabarta për të gjitha komunitetet
-
Kurti: Diversiteti kulturor është pasuri e Kosovës
-
Kurti: E nderojmë sakrificën e Jasharëve me punë të ndershme e institucione stabile
-
Kurti lavdërohet për mbështetjen për komunitetet, Berisha gjen mangësi në organizimin shtetëror
-
Kurti: Kurban Bajrami është ftesë për secilin që të angazhohet për barazi