Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova e ka Asociacionin e Komunave dhe se atij po i mjafton ky ekzistuesi.
I pyetur në lidhje me deklaratat dhënë në emisionin “Interaktiv” të raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, se Qeveria e Kosovës ka propozim për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, Kurti ka thënë se vet nuk është në dijeni për këtë.
“Si kryeministër i Kosovës nuk jam në dijeni për ndonjë plan për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Kjo çështje është trajtuar shumë herë dhe s’kam çfarë të shtoj. Kushtetutshmëria e Kosovës nuk toleron Asociacion mbi baza etnike. Mund të ketë Asociacion mbi baza zhvillimore, por jo mbi baza etnike. Po i pyete gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim të etnisë e fesë, askush nuk e ka prioritet një Asociacion të tillë. Të gjithë duan vende pune, drejtësi, shkollim e shëndetësi. Duan luftim të korrupsionit. Për këtë Qeveria jonë është e gjithë qytetarëve, jo vetëm e shqiptarëve. I pranojmë kërkesat e ndryshme, i mbrojmë të drejtat e të gjithëve”, tha Kurti në konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë.
-
Një vit e gjysmë më parë Kurti u vetofrua ta hartojë draftstatutin, tash e konsideron imponim për komunat
-
Kurti: Unë nuk themeloj asociacione, kam ofruar ta shkruaj draft-statutin por jam refuzuar
-
Kurti: Si mund të kërkohen më shumë të drejta për serbët, kur bojkotohen ato aktuale
-
Paralajmërimet për draftstatut të ri për Asociacionin “të pakuptimta”
-
Kërkohet konsensus politik për Asociacionin