Kryeministri Albin Kurti ka thënë se vendimi për liberalizim të vizave dhe pranimi i aplikimit në Këshill të Evropës janë konfirmim se Kosova është në rrugën evropiane e në “rrugën e duhur”.
“Javën që lamë pas, çdo qytetar është ndier më evropian dhe më afër Evropës. Liberalizimi kishte ngecur për katër vjet në agjendën e Këshillit të Bashkimit Evropian. Me shumë mund e angazhim, veçanërisht me vendet hezituese arritëm ta zhbllokojmë këtë proces. Nga 1 janari i vitit të ardhshëm qytetarët më në fund mund të udhëtojnë pa viza. Pasaporta jonë do të jetë më e fuqishme ashtu siç po bohet shteti ynë çdo ditë”, ka thënë ai në nisje të mbledhjes së Qeverisë të mërkurën.
Kurti ka thënë se beson që Kosova do ta japë kontributin e saj, si anëtare me të drejta të barabarta në Këshill të Evropës.
“Dy vendimet e rëndësishme brenda më pak se një jave konfirmojnë rrugën tonë evropiane... se jemi në rrugën e duhur”, ka thënë tutje ai.
-
Kurti për vizat: Ky vendim e dërgon Kosovën më pranë BE-së
-
Kurti i merr meritat për liberalizim vizash
- Kosovarët lirshëm në BE, e Kosova jo
-
Kurti për liberalizimin e vizave: U hoq një padrejtësi dhe u fitua një e drejtë e madhe
-
Kurti: Anëtarësimi në KiE sjell avantazhe veçanërisht për komunitetin joshumicë