Kryeministri Albin Kurti ka dalë me mesazh për qytetarët serbë të vendit në lidhje me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, liberalizimin e vizave dhe rritjen e interesimit për t'u pajisur me pasaporta dhe targa të Republikës së Kosovës.
Nëpërmjet një videoje të publikuar në Facebook, Kurti ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në KiE sjell avantazhe e veçanërisht për anëtarët e komuniteteve joshumicë, në kuptimin e qasjes në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg.
Ai ka shtuar se për këtë arsye i janë përkushtuar aplikimit për anëtarësim si mënyra më e mirë për të siguruar mbrojtjen e të drejtave të secilit në Kosovë.
“Këto vizita vijnë në kohën kur qytetarët e Kosovës po e pranojnë identitetin e tyre evropian, jo vetëm në aspektin e qeverisjes dhe shoqërisë, por edhe me shansin për t'u afruar fizikisht me fqinjët tanë evropianë për shkak të liberalizimit të vizave. Qytetarët e Kosovës që dëshirojnë të vizitojnë familjet e tyre dhe të shohin nga afër kulturën e vendeve të rajonit Shengen, do të jenë të lirë të udhëtojnë pa viza nga 1 janari. Jemi të kënaqur që interesimi për përdorimin e kësaj mundësie po përhapet në të gjithë vendin, nga veriu në jug, me një rritje prej rreth 30% të aplikimeve për pasaporta biometrike këtë vit krahasuar me të kaluarin”, ka shtuar ai.
Sa i përket pajisjes me targa të Republikës së Kosovës, Kurti ka thënë se marrë parasysh që mbi 3260 pronarë të veturave nga fillimi i nëntorit e deri më tani kanë ndërruar targat e tyre me ato të Republikës së Kosovës, vërehet interesimi për integrim dhe kuptojmë e dimë se e njëjta gjë është në interes të çdo qytetari të Kosovës.
-
Kurti: Liberalizimi dhe aplikimi në KiE konfirmojnë se jemi në rrugën e duhur
-
Kurti: BE-ja t’i përgjigjet vullnetit të popullit të Kosovës për anëtarësim
-
Kurti: BE-ja duhet të punojë për të siguruar statusin e kandidatit për Kosovën
-
Kurti i pret në zyrë qytetarët nga Bosnja që hynë pa viza në Kosovë
-
Kurti në Forumin Ekonomik, kërkon që Serbia t’i lehtësojë procedurat e transitit