Në edicionin e 20-të të Forumit Ekonomik të Vjenës, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se është i gatshëm të mbrojë sigurinë e Kosovës, duke theksuar se sulmet serbe në veri nuk ishin sulme vetëm ndaj Kosovës.
Në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit të dielën, u bë e ditur se Kurti ka theksuar për nevojën e bashkëpunimit me vendet e Bashkimit Evropian dhe rritjen e masave të sigurisë.
“Në kohë si këto, kur pamja e botës është e mbushur me skena konflikti, thelbi i takimit tonë bëhet edhe më i rëndësishëm. Ai nënvizon domosdoshmërinë që ne të qëndrojmë së bashku, të flasim së bashku dhe të punojmë së bashku. Roli i Forumit Ekonomik bëhet jo vetëm një katalizator për zhvillimin ekonomik, por edhe një vend i shenjtë për paqen dhe një forum për ndërtimin e qëndrueshmërisë ndaj lëkundjeve që tronditin botën tonë”, thuhet në njoftim.
Sipas kryeministrit Kurti, sulmet në veri ishin edhe sulme ndaj idealeve për bashkëjetesë paqësore, demokraci liberale dhe shtet të së drejtës.
“Si kryeministër i Kosovës, jam i vendosur në detyrën time për të mbrojtur sigurinë e vendit tonë, për të garantuar mirëqenien e çdo qytetari dhe për të krijuar një mjedis ku prosperiteti ekonomik mund të lulëzojë i papenguar nga frika dhe i disponueshëm për të gjithë”, ka thënë ai tutje.
Kurti është shprehur se Kosova qëndron e përkushtuar në shtimin e masave të sigurisë, jashtë dhe brenda Republikës “si përkrahëse aktive e paqes dhe e sigurisë rajonale”.
-
Kurti në Paris: Anëtarësimi i Ballkanit në BE e NATO, në interes të Evropës
-
Kurti: BE-ja t’i përgjigjet vullnetit të popullit të Kosovës për anëtarësim
-
Kurti takohet me kancelarin austriak, thekson përkushtimin e Kosovës në rrugën drejt BE-së
-
Kurti: S’po kërkojmë rrugë të shkurtra, as derë të pasme, vetëm proces meritor për integrim në BE
-
Kurti: Mandati i ardhshëm, hapja e negociatave për anëtarësim në BE