Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti: Kosova feston arritjet e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, uroi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për nisje të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ai shkroi në Twitter të martën, se Kosova i feston arritjet historike

“Kosova feston arritjet tuaja historike dhe bashkohet me angazhimin tuaj drejt reformave që do të transformojnë vendet tuaja dhe do të forcojnë rajonin dhe Evropën tonë”, shkroi Kurti.

Presidentja Vjosa Osmani gjithashtu i uroi dy vendet, derisa bëri thirrje që Bashkimi Evropian të marrë vendim për liberalizim të vizave.

“Ne u bëjmë thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që ta dorëzojnë urgjentisht vendimin e vonuar për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë”, shkroi Osmani në Twitter.