Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, uroi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për nisjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ajo shkroi të martën në Twitter, se në këtë kohë vendimtare, përshpejtimi i procesit të zgjerimit është domosdoshmëri.
“Ne u bëjmë thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që ta dorëzojnë urgjentisht vendimin e vonuar për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë”, shkroi Osmani.
Shqipëria e Maqedonia i nisën të martën negociatat për anëtarësim në BE.
Thirrje për liberalizimin e vizave bëri të hënën edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Ai tha se Kosova është shteti më pro-evropian në Ballkanin Perëndimor, por edhe më i izoluari.
Artikuj të ngjashëm
-
Kurti: Kosova feston arritjet e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
-
Osmani uron liberalizimin e vizave: Liri e mohuar shumë gjatë e padrejtësisht
-
Osmani në Holandë kërkon mbështetje për liberalizim të vizave
-
Biden: Hapja e negociatave për Shqipërinë e Maqedoninë, t’i frymëzojë shtetet e tjera të Ballkanit
-
Opozita në Kosovë uron Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut për nisjen e negociatave