Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka kërkuar komisionerit të Bashkimit Evropian për Buxhet dhe Administratë, Johannes Hahn, mbështetje për arsim dhe punësim.
Kurti ka takuar Hahnin në Gjermani, aty ku pritet që të merr pjesë bashkë me presidenten në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Kurti ka shkruar në Twitter se Kosovës i duhen më shumë fonde nga BE-ja.
“Integrimi në BE ka të bëjë me reformat e lidhura me vlerat e BE-së. Me treguesit për ekonomi të mirë Kosovës dhe performancës në sundimin e ligjit, ne duhet të marrim më shumë fonde nga BE-ja. I kërkova komisionerit të BE-së për më shumë mbështetje për arsimin dhe punësimin e të rinjve”, ka shkruar Kurti.
EU integration is about reforms linked to EU values. W/ ?? good econ. indicators & performance in rule of law we must receive more funds from the EU. I asked @JHahnEU, ??commissioner for budget & administration for more support for education & employment of our youth.#MSC2022 pic.twitter.com/nzFOjqbHTx
— Albin Kurti (@albinkurti) February 18, 2022
Osmani takohet më kryeministrin e Libanit, Najib Mikati
Ndërkohë, presidentja Osmani ka takuar kryeministrin e Libanit, Najib Mikati, me të cilin janë dakorduar për veprime konkrete në dobi të dy popujve
Në një komunikatë për medie bëhet e ditur se Osmani dhe Mikati shprehën vullnetin për t'i forcuar marrëdhëniet dypalëshe në mënyrë që t'i afrojnë të dy vendet dhe të dy popujt.
Kosova dhe Libani kanë raporte shumë të mira historikisht, ndaj Presidentja Osmani dhe kryeministri Mikati ranë dakord t'i avancojnë më tej këto raporte me veprime konkrete në dobi të popujve që përfaqësojnë.
