Erzen Vraniqi, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, përmes një postimi në Facebook, ka bërë me dije se deputeti Albin Kurti do të kandidojë për të drejtuar Lëvizjen.
“Si anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, nënshkrova në mbështetje të kandidaturës së Albin Kurtit për kryetar të Lëvizjes. Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm kishte miratuar sot, pas verifikimit, deklaratën e tij të kandidimit, dhe tashmë ka nisur zyrtarisht grumbullimi i nënshkrimeve”, shkroi mbrëmë Vraniqi në Facebook.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLëvizja Vetëvendosje ka nisur përgatitjet për zgjedhjen e kryetarit, zgjedhje këto që është paraparë të mbahen në muajin shkurt.
Kujtojmë se kohëve të fundit ka pasur përçarje të mëdha në Lëvizjen Vetëvendosje, ku Dardan Molliqaj, deputet dhe ish-Sekretar Organizativ i partisë, ka dalë haptazi kundër kandidaturës së Kurtit për kryetar të Lëvizjes.