Prishtinë, 10 mars - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot znj. Dorotea Deshishku, këshilltare politike për rininë.
Dorotea Deshishku ka studiuar biznes dhe filozofi në programin universitar më selektiv në SHBA, Minerva Schools në KGI, ku shkalla e pranimit ishte 2% dhe kishte fituar bursë.
Nga 2013, Dorotea udhëheq iniciativën humanitare Project Maat, përmes së cilës ndihmon familjet në varfëri në Kosovë.
Ajo është anëtare themeluese e Këshillit Rinor të Ambasadës Amerikane, i cili, nga viti 2014, shërben si urë lidhëse midis Ambasadës dhe të rinjve kosovarë, dhe zbatohen zgjidhje për çështjet rinore të vendit përmes projekteve.
Artikuj të ngjashëm
-
Kurti: Rinia në fokus të politikave qeveritare
-
Kurti emëron një këshilltare politike për Çështjet e Komuniteteve
-
Kurti emëron këshilltar për marrëdhënie ekonomike ndërkombëtare, Besnik Pulën
-
Kurti emëron Furtuna Sheremetin Këshilltare të Jashtme Politike për Çështje Juridike
-
Kurti emëron këshilltar të jashtëm politik, Durim Berishën