Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe komandanti i Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneral Major Ferenc Kajári kanë shprehur gatishmërinë për vazhduar bashkëpunimin. Kurti gjatë takimit ka thënë se janë të përkushtuar për ta luftuar krimin dhe korrupsionin.
Kurti njoftohet se gjatë takimit e ka falënderuar komandantin Kajári për kontributin e KFOR-it për të ruajtur paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Republikën e Kosovës.
Ai ritheksoi gatishmërinë e tij dhe të Qeverisë për komunikim, bashkëpunim e bashkërendim të veprimeve ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe KFOR-it, në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
“Kryeministri shprehu përkushtimin institucional për luftimin e krimit dhe korrupsionit dhe sundimin e ligjit, si prioritete të qeverisjes”, thuhet në njoftim.
Gjeneral Major Kajári shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e forcës shumëkombëshe për të vazhduar bashkëpunimin me institucionet për krijimin dhe ruajtjen e ambientit të qetë dhe të sigurt në Kosovë.