Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se java e parë e 2024-s ka nisur me heqjen e vizave, regjistrimin e energjisë elektrike në komunat veriore, njohjen e targave RKS nga Serbia dhe njohjen e pasaportave nga Spanja.
Ai ka shkruar në Facebook të dielën se këto janë rezultat i një pune të gjatë, derisa ka falënderuar institucionet për kontributin dhe partnerët ndërkombëtarë për rolin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Fillimet që po i shënojmë e festojmë tani, janë rezultate të një pune të gjatë e vendosmërie të madhe të institucioneve tona që vazhdon edhe më tej. Falënderoj të gjithë kabinetet politike dhe punonjësit e shtetit dhe qeverisë për kontributin e tyre, dhe partnerët tanë ndërkombëtar për rolin që kanë luajtur. Por më së shumti qytetarët e vendit tonë që na besuan dje dhe që na mbështesin sot e çdo ditë”, ka shkruar Kurti.
Ai ka shtuar se targat ilegale serbe u hoqën 24 vjet pas çlirimit, e ato të Kosovës u njohën 15 vjet nga shpallja e Pavarësisë.