Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti: Iniciativat rajonale të udhëhiqen nga parimet e gjithëpërfshirjes dhe të reciprocitetit

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se iniciativat rajonale duhet të udhëhiqen nga parimet e gjithëpërfshirjes dhe të reciprocitetit.

Pas përplasjeve që patën krerët politikë të Kosovës dhe të Shqipërisë për iniciativën e Mini-Schengenit Ballkanik, Kurti ka thënë se “jemi dhe gjithmonë do të jemi një popull dhe askush s’mund të hyjë mes nesh”.

“Parimet e gjithëpërfshirjes dhe të reciprocitetit duhet të udhëheqin iniciativat rajonale. Rruga nga Beogradi në Tiranë kalon përmes Prishtinës. Jemi dhe gjithmonë do të jemi një popull dhe askush s’mund të hyjë mes nesh. Na duhet më shumë bashkëpunim, e jo konfrontim”, shkroi Kurti në Twitter.

Samiti i fundit i Mini-Schengenit Ballkanik u mbajt të shtunën në Durrës, sërish pa përfshirjen e Kosovës, që po refuzon të ulet në një tavolinë me Serbinë e Bosnjen pa njohje.