Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për të zbardhur zhdukjet me dhunë gjatë luftës dhe për të mos reshtur së kërkuari drejtësi për të gjitha krimet e luftës në Kosovë, ka thënë kryeministri Albin Kurti të premten gjatë vizitës që i bëri Nesrete Kumnovës, udhëheqëse e shoqatës “Thirrjet e Nënave”, në përvjetorin e 24-t të zhdukjes me forcë të Albion Kumnovës dhe pesë burrave të tjerë nga Gjakova.
Kumnovës në fund të marsit më 1999, ia patën marrë të birin, Albionin, 21-vjeçar, bashkë me pesë të afërm të tjerë civilë. Në prill të vitit 2011, eshtrat e personave që u morën bashkë me Albionin u gjetën në Batajnicë pranë Beogradit dhe u rivarrosën në Gjakovë.
Në takim, Kurti premtoi se Qeveria do të kërkojë drejtësi.
Ai u shoqërua nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, dhe kryetari i Komisionit qeveritar për personat e zhdukur, Andin Hoti.
-
Kurti: Serbia po vazhdon t’i mohojë krimet e kryera ndaj shqiptarëve
-
Kurti thirrje ndërkombëtarëve: Rrisni presionin mbi Serbinë për gjetjen e qytetarëve tanë
-
27 vjet pas luftës prezantohet lista preliminare e viktimave
-
Kurti kërkon hapjen e arkivave nga Serbia për zbardhjen e fatit të të pagjeturve
-
Kurti u kërkon ndërkombëtarëve që të bëjnë trysni mbi Beogradin për çështjen e të zhdukurve