Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti: Gjithmonë lajm i mirë dështimi i takimeve Thaçi – Vuçiq

Nga kjo deklaratë e Albin Kurtit të bërë ditë më parë, është prekur presidenti serb Aleksandër Vuçiq, i cili e renditi edhe si arsye të bojkotimit të takimit me homologun kosovar.

Madje, pala serbe këtë e sheh si ofendim e kërcënim.

Por, vetë lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, i ka quajtur pretekste të pabesueshme këto që i ka renditur Vuçiqi, raporton KTV.

Ai tha se miqësia mes presidentit Thaçi e Vuçiqit është më e thellë se kaq.

Lideri i Vetëvendosjes ka folur edhe për bashkëpunimin me LDK-në. Tha të jenë në koordinim të vazhdueshëm me partinë e Isa Mustafës edhe për protesta për të cilat ka siguruar se do të jenë paqësore.

LDK-ja ka zgjedhur të mos flasë për protestat, por kanë komentuar dështimin e takimit të presidentëve në Bruksel.

Edhe Palokaj: Sipas BE-së, asnjëherë s’ka pasur takim më të mirë Kurti-Vuçiq Arbëri Palokaj: Sipas BE-së, asnjëherë s’ka pasur takim më të mirë Kurti-Vuçiq

LDK-ja vlerëson se presioni i opozitës për miratimin e Rezolutës, përmes së cilës do të ndalej procesi i pazareve me kufijtë e Kosovës, ka dërguar sinjal në Bruksel se Thaçi nuk mund të bisedojë për këtë temë.

LDK-ja u bën thirrje të gjitha partive politike parlamentare që të marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme, të ftuar nga opozita dhe ta miratojnë Rezolutën që lidhet me mbrojtjen e sovranitetit të vendit.