Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur pakënaqësinë në referimin e Kosovës me fusnotë edhe në raportin “Promovimi i demokracisë lokale”, që u publikua nga Kongresi i Autoriteteve Rajonale dhe Lokale të Këshillit të Evropës.
Ai tha se përdorimin e fusnotës për Kosovën e kanë bezdi në forumet ndërkombëtare, pasi nuk paraqet realitetin e njohjes së pavarësisë së Kosovës.
“ Fusnota nuk paraqet realitetin e njohjes së pavarësisë së Kosovës, po as Marrëveshjen e Brukselit. Në raport është përdorur fusnota sa herë është përdorur termi Kosovë. Ky keqinterpretim dhe keqcitim duhet përmirësuar”, tha Kurti
Duke folur për demokracinë lokale, kreu qeveritar tha se komunat gëzojnë nivel të lartë të kompetencave vetjake dhe të qeverisjes së mirë. /ksp
-
Kosova mirëpret heqjen e fusnotës nga Komitetit i Rajoneve i BE-së
-
Kurti për “Reporterët pa Kufij”: Problemi janë pronarët e mediave dhe mungesa e profesionalizmit
-
Mosvotimi i raportit, Kurti: Sulm brendainstitucional kundër Kosovës
-
Zëvendësministri Dobruna u largua nga konferenca në Shqipëri, tha se Kosova u prezantua me fusnotë
-
Kurti: Është koha që BE-ja të bëjë hapa konkretë për Kosovën