Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka mirëpritur vendimin e Komitetit të Rajoneve të Bashkimit Evropian për të hequr fusnotën nga përdorimi për Kosovën në dokumentet e tij publike, duke harmonizuar terminologjinë me atë të Parlamentit Evropian.
Përmes një reagimi në platformën X, Konjufca ka thënë se ky vendim e rreshton Komitetin e Rajoneve me praktikën e Parlamentit Evropian dhe sjell më shumë qartësi institucionale sa i përket perspektivës evropiane të Kosovës.
Vendimi është mirëpritur edhe nga kryetarja e Kuvednit Albulena Haxhiu.
“Vendimi i Komitetit Evropian të Rajoneve për të hequr nga përdorimi fusnotën krahas emrit të vendit tonë, pra si ‘Kosovo*’, është një zhvillim shumë i mirë dhe i shumëpritur. Republika jonë për një kohë të gjatë është përfaqësuar padrejtësisht në organizata ndërkombëtare me një emërtim të tillë jozyrtar, i cili erdhi si rezultat i dialogut të dikurshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Ajo ka vlerësur se heqja e kësaj padrejtësie përbën një hap të rëndësishëm përpara në fuqizimin dhe afirmimin e shtetit tonë në arenën ndërkombëtare.
-
Komiteti i Rajoneve i BE-së heq fusnotën tek emri Kosova
-
Asnjë reagim nga QUINT-i për kërcënimet e Vuçiqit ndaj Kosovës
-
Kosova kërkon izolimin ndërkombëtar të Serbisë
-
Kosova i kërkon BE-së reagim e veprime kundër fashizmit serb
-
Konjufca: Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE të marrë vëmendjen e merituar