Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka falënderuar zëvendëskryeministren, Donika Gërvalla, duke thënë se bashkë me të, Qeveria Kurti ka zgjeruar lidhjet e Kosovës me botën dhe e ka kthyer Kosovën në integrimet e jashtme.
Këtë deklaratë ai e dha në kuvendin zgjedhor të Listës Guxo, që po mbahet në Prishtinë.
“Kemi zgjeruar lidhjet e vendit tonë me botën dhe e kemi kthyer Kosovën në integrimet euroatlantike dhe ndërkombëtare. Më lejoni ta falënderoj përzemërsisht zëvendësministren, Donika Gërvalla për përpjekjet e përbashkëta të deritanishme dhe të arriturat e pamohueshme”, ka thënë Kurti gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e parë zgjedhor të Listës “Guxo”.
Ai i ka falënderuar edhe ministrat dhe deputetët e tjerë të që vijnë nga Lista “Guxo” duke thënë se ata po bëjnë punë të mirë për qytetarin e Kosovës.
-
Gërvalla emërohet koordinatore kombëtare për mbrojtje nga dhuna
-
Gërvalla: Faleminderit Kosovë
-
Kurti mbyll fushatën: 28 dhjetori do t’ia kalojë fitores së 9 shkurtit
-
Gërvalla: Vizita e Von der Leyenit vjen në momentin kur Kosova po konsolidon reformat
-
Kurti: Serbia, rrezik për sigurinë kombëtare të Kosovës