Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se në takim me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të enjten, ka theksuar nevojën që Serbisë t’i kërkohet llogari për sulmin në Banjskë të Zveçanit, në fund të shtatorit.
Në një shkrim në Twitter, Kurti ka thënë se e ka falënderuar Escobarin për përkrahjen amerikane.
“E kam falënderuar për mbështetjen e SHBA-së dhe kam theksuar nevojën për t’i kërkuar llogari Serbisë për sulmin në Banjskë. Po ashtu e kam informuar për hapat që Qeveria jonë ka marrë në mbështetje të tranzicionit të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës dhe gatishmërinë tonë për të adresuar çështjet në vazhdim”, ka shkruar Kurti.
Çështje emergjente humanitare e ka cilësuar emisari amerikan, Gabriel Escobar, efektin që ka prodhuar Rregullorja e BQK-së mbi operacionet me para të gatshme e me të cilën ndalohet përdorimi i dinarit serb.
https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/412698/escobar-dinari-ceshtje-emergjente-humanitare/