Kryeministri Albin Kurti, pas homazheve me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, ka bërë homazhe edhe në Dyz të Podujevës, duke përkujtuar 200 të vrarët nga forcat serbe më 1999.
Në 25-vjetorin e masakrës së kryer, Kurti ka thënë se e vërteta e plotë ndodhet në arkivat në Beograd, të ushtrisë dhe policisë atje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ai ritheksoi nevojën për drejtësi dhe thirrjen ndaj prokurorisë dhe gjyqësorit tonë për të intervistuar dëshmitarët, për të grumbulluar evidencat materiale e për të filluar me aktakuza, gjykime e dënime në mungesë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.
Ai ka shtuar se nuk duhet harruar që liria dhe përgjegjësitë që i ka shteti i kanë rrënjët “te gjaku i dëshmorëve që nuk shlyhet dhe te emrat e tyre që nuk harrohen, sepse i përkasin historisë së popullit tonë tashmë”.