Në ceremoninë e themelimit të Shoqatës së miqësisë austriako-kosovare, krerët e institucioneve shtetërore kanë vlerësuar mbështetjen që ky shtet i ka dhënë Kosovës.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se miqësia e Kosovës me Asturinë është sa e vjetër aq edhe e çmueshme.
Osmani ka thënë se bashkëpunimi i ndërsjellët ekonomik shërben edhe si bazë për miqësi afatgjate.
“Shteti i Kosovës është bërë falë ndihmës së miqve të saj sikurse që është Austria dhe kjo do ta bëjë edhe më të fortë këtë bashkëpunim. Fuqia e miqësisë mes të dyja vendeve është e pamatshme, ndërkaq dobia e popujve të të dyja vende është e madhe”, ka deklaruar Osmani.
Ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Austria është një partner i palëkundur i Kosovës, si para ashtu dhe pas pavarësimit të vendit.
Kurti ka theksuar se kompanitë austriake kanë investuar në Kosovë, duke krijuar vende pune dhe duke ndihmuar në ndërtimin e sektorit privat.
Edhe
Kurti: Sllovenia, mike dhe mbështetëse e besueshme e Kosovës
Sipas tij, vetëm në dy vitet e fundit eksportet drejt Austrisë janë rritur për 120%, nga 7 milionë në vitin 2020, në 15.4 milionë në vitin 2022.
“Shkëmbimet tregtare ndërmjet dy vendeve tona kanë vazhduar trend pozitiv. Vetëm në dy vitet e fundit 2020-2022, eksportet drejt Austrisë janë rritur për 120%, 7 milionë në 2020, 15.4 milionë në vitin 2022, ndërkohë që investimet e huaja direkte vitin e kaluar ishin dyfish më shumë sesa vitin pararendës, 2021”, ka theksuar Kurti. / EO
-
Kurti takohet me kancelarin austriak, thekson përkushtimin e Kosovës në rrugën drejt BE-së
-
Kurti: Kosova e hapur për investime serioze dhe partneritete të mëdha infrastrukturore
-
Kurti: Partneriteti me Mbretërinë e Bashkuar kontribuon në paqe e stabilitet
-
Osmani pret nga Austria dhe Sllovenia ta përkrahin Kosovën si shtet kandidat në BE