Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar të shtunën se ka vizituar varrin e veprimtarit Adem Demaçi bashkë me kryeministrin Albin Kurti.
“Sot, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, i bëra homazhe Adem Demaçit. Ai do të mbetet përgjithmonë motoja e stabilitetit dhe rezistencës sonë kombëtare”, ka shkruar Mehaj në Facebook.
Ai ka shtuar se dhjetori ishte pikërisht muaji “kur Parlamenti Evropian e nderoi Demaçin me çmimin Saharov, duke e konsideruar atë luftëtar të paepur për lirinë e mendimit dhe mbrojtës të lirisë dhe të drejtave të njeriut”.
“Adem Demaçi dhe Adem Jashari do të jenë liderët tanë të përjetshëm, njëri në aspektin politik dhe tjetri në atë ushtarak”, ka thënë Mehaj.
Artikuj të ngjashëm
-
Kurti e Haxhiu kujtojnë Demaçin në tetë-vjetorin e vdekjes: Shembull i pathyeshmërisë
-
Krerët shtetërorë bëjnë homazhe në Prekaz
-
Kurti homazhe te varri i Rugovës: Kontribuues i madh për unitetin e popullit
-
Osmani e Kurti bëjnë homazhe në Prekaz
-
Kurti në Podujevë: Demaçi e ktheu lirinë në kusht të ekzistencës