Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka konsideruar si të suksesshëm procesin e regjistrimit të popullsisë, në një takim të mërkurën me ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Agjencisë së Statistikave, Avni Kastrati.
Gjatë këtij takimi, sipas njoftimit, Kurti shprehu mirënjohjen për Kastratin dhe ekipin e tij për procesin e suksesshëm të “Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave 2024”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ai theksoi se përkushtimi dhe puna e profesionale e ASK-së kanë qenë thelbësore në përballimin e sfidave dhe realizimin e këtij projekti me rëndësi kombëtare. Kryeministri falënderoi veçanërisht për bashkëpunimin e shkëlqyer, komunikimin e vazhdueshëm dhe të hapur, si dhe koordinimin efektiv që kanë udhëhequr këtë nismë drejt realizimit të saj. Falënderim për bashkëpunim të afërt dhe mbështetje të vazhdueshme shprehu edhe Kastrati në emër të ASK-së. Të dy shprehën bindjen se kjo frymë bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në projektet e ardhshme”, thuhet në njoftim.
Procesi i regjistrimit të popullsisë zgjati më shumë se një muaj, nga prilli deri në maj. Sipas të dhënave preliminare, Kosova ka 1.586.659 banorë rezidentë.