Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka takuar ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, me të cilin kanë diskutuar për efektet ekonomike negative të pandemisë në Kosovë dhe për masat e ndërmarra nga qeveria.
Sipas një njoftimi nga kryeministria, Kurti e Abbott kanë biseduar “për situatën aktuale në Kosovë, me theks në menaxhimin e pandemisë me COVID-19”.
“Kryeministri në detyrë Kurti e njoftoi Ambasadorin Abbott me rënien drastike të numrit të të infektuarve me virusin corona, dhe që numri i të shëruarve tashmë e ka tejkaluar atë të infektuarve, gjë për të cilën Ambasadori Abbott shprehu mirënjohjen e tij për punën e mirë të Qeverisë. Ata po ashtu diskutuan edhe për efektet ekomomike negative të pandemisë dhe masat fiskale të ndërmarra nga Qeveria në zbutjen e këtyre efekteve dhe kalimin sa më të lehtë, si dhe planet për rimëkëmbjen ekonomike përmes pakos së dytë financiare”, thuhet në njoftim të Qeverisë në detyrë.
-
Kurti takon Abbottin, diskutojnë për situatën në vend
-
Kurti e Abbott për takimin e 2 majit: Angazhim që siguron zbatimin e të gjitha neneve të dakorduara
-
Abbott: Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të përkrah Kosovën për t’u bërë shtet funksional e stabil
-
Kurti në takim me ambasadorët e QUINT-it dhe BE-së - flasin për situatën politike dhe pandemike
-
Përfaqësuesit e korit diplomatik të Kosovës i premtojnë Kurtit mbështetje gjatë pandemisë