Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka dhuruar sot gjak për ata që kanë nevojë.
Këtë e ka bërë para pak minutash në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut.
Ai u ka bërë apel qytetarëve t’u përgjigjen thirrjes së për dhurim të gjakut.
Për shkak të pandemisë, organizimet për mbledhje të gjakut këtë vit dështuan. Kësisoj, është shfaqur mungesa e gjakut dhe gjithashtu, kanë përfunduar edhe rezervat.
Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzion të Gjakut, sot bëri thirrje për dhurim të gjakut.
Kurti, pas dhurimit të gjakut ka sqaruar se letra që po flitet shumë kohëve të fundit dërguar Sekretarit amerikan të Shtetit Mike Pompeo është e një muaji më herët dhe se nuk ka dërguar ndonjë letër të re. Kurti ka thënë se aty nuk është ankuar për (rreth) ambasadorin Grenell por ka sqaruar qëndrimet e tij dhe të Qeverisë për dialogun. Kurti tha se ka shumë akter në vend të cilët keq informojnë për të, raporton KOHA.
-
Kurti shmang pyetjen për mundësinë e koalicionit me LDK-në
-
Kurti bën thirrje për mbrojtje të votës
-
Rama: Kurti s’ka kontribut në luftë e as në ndërtimin e shtetit, po mbulohet me propagandë
-
Kurti: Mbështetja për ne vetëm sa do të rritet
-
Kurti: LDK-ja duhet ta sjellë te ne listën me nënshkrime dhe të tregojë për kë e ka fjalën