Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti dhe ministri i Punëve të Jashtme i Britanisë diskutojnë për marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Britanisë, James Cleverly.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Twitter nga Cleverly.

Ai ka thënë se me Kurtin ka diskutuar për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se duhet kurajo dhe kompromise në mënyrë që të përfitojnë popujt e dy vendeve.

“Sot e takove kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, para nisjes së procesit të Samitit të Berlinit. Ne kemi diskutuar për marrëdhënien Kosovë-Serbi dhe nevojën për kurajo dhe kompromise që të përfitojnë popujt e dy vendeve. Marrëdhëniet Kosovë-Britani e Madhe janë të gjata dhe të qëndrueshme”, ka shkruar ai në Twitter.

Për takimin ka njoftuar edhe Zyra e Kryeministrit të Kosovës.

Edhe Kurti veçon bashkëpunimin e FSK-së me institucionet britanike Arbëri Kurti veçon bashkëpunimin e FSK-së me institucionet britanike

“Kryeministri Kurti fillimisht shprehu ngushëllimet e tij për vdekjen e madhërisë së saj, Mbretëreshës Elizabeta II. Në këtë takim, kryeministri Kurti e uroi ministrin e ri të Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Cleverly për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përgjegjësitë e reja. Ai e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar dhe e ftoi për bashkëpunim edhe më të thellë ndërmjet dy vendeve, në veçanti në fushën e shkëmbimeve tregtare dhe ekonomi. Ministri i Punëve të Jashtme, James Cleverly shprehu dashamirësinë dhe admirimin britanik për Kosovën, duke çmuar lart të arriturat e shtetit të Kosovës dhe qëndrimin që Kosova po mban nga fillimi ndaj agresionit rus në Ukrainë”, thuhet nga Kryeministria.