Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti bëri homazhe të varret e Xheladinit dhe Balajt në 13-vjetorin e vrasjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashkë me familjarë, miq dhe anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë bërë homazhe tek varret e Arber Xheladini dhe Mon Balajt.

Me këtë rast, babai i Arberit, Shaban Xheladini e falënderoi kryeministrin Kurti dhe të gjithë të pranishmit të tjerë të cilët bënë homazhe.

Të pranishmëve gjatë homazheve në Podujevë u është drejtuar, Fahri Balaj, vëllai i Monit. Ai ka thënë se para 13 vjetësh ishin të thyer moralisht e shpirtërisht. Por, sipas tij, e kanë kuptuar se bërja e shtetit do edhe sakrificë.

“Sot u bënë 13 vjet. E 13 vjet më parë ndiheshim edhe moralisht, edhe shpirtërisht të thyer. Mirëpo, me ndihmën e pashoq dhe mbështetjen që na e dhanë pa ndërprerë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, ia arritëm ta marrim vetën dhe të themi që bërja e shtetit në rrugëtimin drejt tij do sakrificë. Jo rrallëherë si familje nëpër epoka të ndryshme ishim rreshtuar krah lëvizjeve e individëve që kishin të vetmin ideal, që shteti ynë të jetë i mirë për të gjithë, një shtet i barabartë dhe i drejtë për të gjithë”, ka thënë para të pranishmëve Fahri Balaj.

“Sot në veçanti jemi të nderuar dhe ndihemi krenar që prezent kemi Urtin, të birin e Arben Xheladinit. Duam t’i themi Urtit dhe urtave të tjerë që s’janë të paktë në numër që na i lanë dëshmorët, sot duhet të ndiheni krenarë, mbase besojmë që ëndrrat e dëshmorëve dhe së bashku me ato ëndrra edhe ëndrrat e Monit e Arbenit dhe vullneti i shumë familjeve të nëpërkëmbura tash e 20 vjet do të bëhet realitet. Dua t’i them kryeministrit në emër të Monit, mbase edhe të Arbenit, urime se po të ishin prezentë edhe ata do ta uronin. Shpresojmë dhe besojmë fuqishëm se do t’ia dilni mbanë”, ka shtuar ai.

Edhe Mbahen homazhe te pllaka përkujtimore në nderim të Arben Xheladinit dhe Mon Balaj Arbëri Mbahen homazhe te pllaka përkujtimore në nderim të Arben Xheladinit dhe Mon Balaj

Arber Xheladini dhe Mon Balaj janë vrarë në protestën e 10 shkurt të vitit 2007.

{gallery}