Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se anëtarësimi në Këshillin e Evropës është vlerë e shtuar për këtë organizatë ndërkombëtare dhe një mundësi e mirë për Kosovën që të përparojë në fushat e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit.
Kurti në një postim në Facebook, ka treguar për vendimet që ka marrë Qeveria e udhëhequr nga ai në funksion të aplikimit për anëtarësim.
“Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor, ku të drejtat dhe liritë e njeriut janë të garantuara me Kushtetutë dhe ligj. Liria e shprehjes dhe medies çdo herë e më shumë po shënon përmirësim. Luftimi i korrupsionit është i pakompromis. Reforma në sundimin e ligjit prioritet. Anëtarësimi në Këshillin e Evropës është vlerë e shtuar për Këshillin dhe mundësi për Kosovën që të përparojë edhe më shumë në fushën e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Këshilli i Evropës ka 46 shtete anëtare. Për pranim mjafton përkrahja e dy të tretave të tyre.
Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, me seli në Strasburg të Francës.
-
Kurti: BE-ja t’i përgjigjet vullnetit të popullit të Kosovës për anëtarësim
-
Kurti: BE-ja duhet të punojë për të siguruar statusin e kandidatit për Kosovën
-
Kurti në Paris: Anëtarësimi i Ballkanit në BE e NATO, në interes të Evropës
-
Kurti në Paris: Anëtarësimi i Ballkanit në BE dhe NATO është në interesin e vetë Evropës
-
Kurti takon QUINT-in: Kosova i ka plotësuar kriteret për anëtarësim në Këshill të Evropës