Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, ka kërkuar nga pjesëmarrësit në mbledhje që të vendosin maskat ose të dalin jashtë.
Kurteshi u është drejtuar konkretisht kryeshefit të Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetajt dhe dy kameramanëve të pranishëm në mbledhjen që është duke zhvilluar KQZ-ja.
“Z.Ahmetaj, dy kameramanë, vendosini maskat ose dilni jashtë. Asnjë njeri në sallë në duhet me qenë pa maskë. Ne s’po e marrim seriozisht por po vdesin nga 10 njerëz në ditë. Unë jam shumë i shqetësuar me papërgjegjësinë e njerëzve tu hy pa maska. Unë po dua t’i mbrojë të tjerët nga vetvetja. I kam marrë dy vaksinat por jam i shqetësuar. Më falni nuk e mbron mjekrën maska”, ka thënë Kurteshi.
Shqetësimin e tij e ka mbështetur edhe kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, i cili ka thënë se Kurteshi ka të drejtë, dhe ka kërkuar nga të gjithë të pranishmit në sallën e mbledhjes që të mbajnë maskat.