Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Personalitetet 2021/ Sami Kurteshi: Polici i KQZ-së

Mori rolin e policit brenda institucionit që punon për t’i ndëshkuar ata që nuk i respektuan masat anti-COVID. Anëtari i Komisionit Qendror Zgjedhor (LVV), Sami Kurteshi, u denoncua nga një zyrtar edhe për sulm me pretekstin se nuk kishte maskë.

Megjithëse Kurteshi e mohoi, viktima kishte raportuar në Polici se është shtyrë dhe larguar nga korridori. Në një rast tjetër, Kurteshi u kërkoi të largoheshin nga salla edhe kryeshefit të KQZ-së dhe dy kameramanëve që nuk kishin maska.

“Në sallë mos të qëndrojë askush pa maskë”, kishte urdhëruar Kurteshi. Ish-deputeti i Vetëvendosjes shpesh debatoi ashpër edhe me kryesuesen dhe me anëtarët e tjerë të KQZ-së, që përshkallëzuan edhe në akuza e fyerje.