Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kur flet Mukovski i VMRO-së, boshatiset salla e Kuvendit

Gati tre muaj pas ngjarjeve të përgjakshme të 27 prillit në Kuvend, deputeti i VMRO-DPMNE-së Kërsto Mukovski i cili dyshohet të ketë hapur dyert për protestuesit e dhunshëm ka marrë fjalën në seancën kuvendore, bën të ditur Alsat-M. Ndonëse Mukoski vendosi të thyej heshtjen, deputetët e mazhorancës injoruan fjalimin e tij.

Deputetët e shumicës parlamentare ende pa nisur fjalën Mukovski lëshuan sallën në shenjë revolte për shkak se Mukoski dhe kolegët e tij më 27 prill përveç që dyshohen se kanë hapur portat e Kuvendit, kanë orientuar edhe turmën e dhunshme drejtë sallës së konferencave për shtyp, aty ku edhe nisi nata e përgjakshme dhe dhuna barbare ndaj deputetëve.

Mukovski falënderoi kreun e Kuvendit Talat Xhaferi që nuk e braktisi sallën, por ky i fundit iu kundërpërgjigj duke theksuar se ai është kryeparlamentar dhe si i tillë është i njëjtë për të gjithë pa dallim të përkatësisë partiake.

Mukoski deri më tani ka heshtur në lidhje me dyshimet për hapjen e portave, madje edhe pas disa tentimeve të televizionit Alsat për të pyetur nëse ndjehet fajtor dhe nëse do të paraqitet vullnetarisht në Prokurori, ai nuk ka pasur një përgjigje të prerë.

Artikuj të ngjashëm