Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Evropës i duhet një “moment i Helmut Kohlit”, duke bërë thirrje që vendet e rajonit të trajtohen si pjesë e familjes evropiane.
Shqipëria, Kosova, Bosnja, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia e kërkojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian prej vitesh, por ende nuk kanë arritur t’i përmbushin kushtet e nevojshme. Megjithatë, Shqipëria dhe Mali i Zi janë më përpara në këtë rrugëtim.
Rama para fillimit të samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tivat është pyetur se kur do të anëtarësohet Shqipëria në BE, e ai është përgjigjur se nuk mund ta dijë.
“Janë tri gjëra që nuk mund t’i parashikosh: Zotin, seksin dhe BE-në”, i është përgjigjur pyetjes Rama.
🤣 Albanian PM Edi Rama on when Albania will join the EU:
— NEXTA (@nexta_tv) June 5, 2026
“There are three things you can't predict: God, sex and the EU.”
Probably the most accurate description of EU enlargement ever. pic.twitter.com/a8tGvClpul
Samiti BE-Ballkani Perëndimor sot në Tivat, Kosova kërkon trajtim të drejtë në procesin e zgjerimit
Sot, 5 qershor, në Tivat të Malit të Zi organizohet samiti i liderëve të BE-së me...-
Rama nga Brukseli: Kemi më shumë përgjegjësi, ky është fillimi i fundit
-
Rama: Më 26 maj në Bruksel hapim fazën përfundimtare të negociatave me BE-në
-
Rama: BE-ja të ecë përpara me aplikimin e Kosovës për anëtarësim
- E pakuptimtë që kryeministri i Shqipërisë të ketë ambiciet e njëjta drejt BE-së me presidentin e Serbisë
-
Rama e Vuçiqi me ide të përbashkët, anëtarësi të klasit të dytë në BE