Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kundërshtohet vendimi për ridestinim të pushimores në Orllan

Zyrtarët opozitarë në Podujevë janë shprehur kundër vendimit të Komunës që ka për synim t’i ndërrohet destinimi objektit që ishte paraparë si pushimore për fëmijët jetimë të luftës së fundit.

Ky objekt që nuk u funksionalizua asnjëherë për çfarë ishte ndërtuar, pas vendimit të Komunës do të mundë të shfrytëzohet për objekt hotelier ose shëndetësor, shkruan sot Koha Ditore.

Megjithatë, opozitarët në këtë komunë shprehin dyshimin se i njëjti do të funksionalizohet edhe pas vendimit të ri. Shefi i Grupit të këshilltarëve të PDK-së, Rafet Llapashtica, ka thënë se pas vendimit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për të rrënuar objektet përreth liqenit, të njëjtin fat mund ta ketë edhe kjo pushimore./Nexhat Tovërlani.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm