Çagllavica e ka bërë Fatmir Xhelilin të flasë serbisht e Rexhep Selimin të promovojë multietnicitetin e Republikës e edhe dispozitat kushtetuese që ia pamundësojnë Kosovës të bashkohet me ndonjë shtet tjetër. Diçka që publiku nuk e kishte dëgjuar nga ta më përpara, shkruan sot Koha Ditore.
Xhelili e Selimi, por edhe Haxhi Shala, kanë qenë në Çagllavicë – lokalitet në periferi të Prishtinës, i banuar kryesisht me serbë – në një dëgjim publik për projektligjet që synojnë t’ia avancojnë në ushtri misionin dhe mandatin Forcës së Sigurisë (FSK). Të tre kanë pasur funksione në hierarkinë e UÇK-së, guerilen që dy dekada më parë e nisi luftën kundër regjimit të Serbisë, nga e cila Kosova është çliruar edhe falë ndërhyrjes ushtarake të NATO-s. Serbët ndiejnë traumë nga UÇK-ja e NATO-ja, dhe tani kundërshtojnë që FSK-ja të transformohet në ushtri.
Të tre deputetët, anëtarë të Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e FSK-së, janë përpjekur t’i bindin serbët që i ishin përgjigjur ftesës për dëgjim publik, se ushtria nuk do të jetë kundër tyre, se ajo do të jetë multietnike dhe se pjesëtarët e saj në të ardhmen do të jenë pjesë e misioneve të përbashkëta paqeruajtëse jashtë vendit bashkë me ushtarë të Serbisë. /Besnik Krasniqi
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Serbët pyesin deputetët: Si të bashkëpunohet me NATO-n e ku të rreshtohen në rast të luftës Kosovë – Serbi
-
Pakoja e ligjeve që FSK-në e bëjnë Ushtri e ka bazën në Kushtetutë
-
Tranzicioni i FSK-së në ushtri sfidohet nga mungesa e pjesëtarëve serbë
-
Serbët në panik nga ushtria, Lista Serbe do që ajo të mos ia mësyjë veriut e Daçiqi takim në OKB
-
Selimi: S’kam ftesë nga Specialja