Katër këshilltarë komunalë, dy në Fushë-Kosovë, një në Obiliq dhe një në Podujevë, janë gjetur në konflikt interesi nga Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK). Të katër këta zyrtarët publikë, Mehdi Lahu (PSD), Aida Alimi (PDK)-të dy këshilltarë komunalë në Fushë-Kosovë, Fatmir Bekteshi (LDK) në Obiliq dhe Bunjamin Hoti (LDK) këshilltar komunal në Podujevë, në të njëjtën kohë kanë qenë edhe pronarë biznesesh private dhe i fundit kryetar i një organizate joqeveritare.
E kjo, sipas Kundërkorrupsionit, është në kundërshtim me Ligjin nr. 06/L-011 për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik.
Agjencia ka filluar t’i trajtojë këto katër raste të ndara, pasi që ka identifikuar se Mehdi Lahu krahas ushtrimit të funksionit publik ishte edhe person i autorizuar në biznesin privat “Mehdi Lahu” B.I. (N.T.P. “AND-COM”) dhe “MOB AN” Sh.P.K. Njësoj ishte edhe këshilltarja Aida Alimi-person i autorizuar në biznesin “JJ” Sh.P.K. dhe këshilltari Fatmir Bekteshi-person i autorizuar në kompaninë private B.I me emrin tregtar NPT “Ylberi Tours”. Ndërsa Bunjamin Hoti - kryetar i Organizatës joqeveritare “Lidhje Rinore Blu” (LRB), shkruan sot Koha Ditore.
Agjencia, nëpërmjet shkresave zyrtare, i ka njoftuar zyrtarët e lartë për fillimin e procedurave për shqyrtimin e gjendjes së konfliktit të interesit dhe pas kësaj kishte organizuar edhe takime me ta në zyrat e AKK-së.
Zyrtarët e Agjencisë Kundër Korrupsionit, sipas këtyre vendimeve, i kishin njoftuar të lartpërmendurit se gjatë ushtrimit të funksionit publik nuk mund të jenë edhe persona të autorizuar në biznese private dhe nuk mund të ushtrojmë edhe funksionin e drejtuesit në organizata joqeveritare, pasi një situatë e tillë paraqet gjendje të konfliktit të interesit.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Dy këshilltarë komunalë në Fushë-Kosovë dhe një në Podujevë, menaxherë biznesesh
-
Katër asamblistë të Prishtinës shmangin konfliktin e interesit pas kërkesës së AKK-së
-
Shefi i planifikimit të buxhetit në Fushë Kosovë në konflikt interesi
-
Gjyqtarët biznesmenë në konflikt interesi
-
Drejtori i Inspektoratit të Obiliqit në konflikt interesi