Udhëheqësja e shoqatës “Thirrjet e Nënave”, Nesrete Kumnova, ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës, ndaj Veljko Odalloviqit, i cili gjatë kohës së luftës mbante pozitën e kryetarit të Qarkut të Kosovës.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se i njëjti dyshohet se është i përfshirë dhe mbanë përgjegjësi komanduese për kryerjen e veprave penale të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit.
Odalloviq i cili aktualisht mban postin e kryetarit të Komisionit të Qeverisë së Serbisë për personat e zhdukur, sipas Kumnovës duhet të japë përgjigje për krimet e kryera nga forcat e Serbisë gjatë luftës në Kosovë.
“Veljko Odalloviq, që gjatë luftës në Kosovë ishte kryetar i Qarkut të Kosovës dhe aktualisht mban pozitën e kryetarit të Komisionit të Qeverisë së Serbisë për persona të zhdukur, dyshohet se është i përfshirë dhe mbanë përgjegjësi komanduese për kryerjen e veprave penale të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit. Veljko Odaloviq duhet të jep përgjigje për krimet e kryera nga forcat e Serbisë gjatë luftës në Kosovë e jo të mbajë përgjegjësi për zbardhjen e tyre”, ka shkruar ajo.
Kumnova e kontaktuar nga KOHA ka njoftuar se nuk ka marrë ende ndonjë përgjigjje lidhur me kallëzimin penal.

-
Vuçiq: Radoiçiq nuk ndiqet për krim, por për shkak të Kosovës
-
Osmani: E pafalshme që 26 vjet pas luftës, anëtarët e KPK-së ndihen të kërcënuar
-
BE-ja e shqetësuar që sulmuesit e Banjskës, në vend të dënimit, marrin pjesë në protesta në Serbi
-
Udhëheqës shtetërorë kërkojnë zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë
-
Kërkohet zbardhja e fatit të personave të zhdukur me dhunë në Kosovë