Informacioni i minutave të fundit është se Qeveria e Maqedonisë Veriore ka vendosur që gjatë fundjavës Kumanova të vendoset në karantinë.
Nga sonte në orën 21:00 deri të hënën në 05:00 Kumanova do të jetë tërësisht e mbyllur.
Ndërsa çdo ditë tjetër nga ora 16:00 deri në 05:00 do të jetë gjithashtu e bllokuar. Praktikisht do të vlejë ora policore për këtë rajon më herët nga rajonet e tjera, raporton Alsat.
Megjithatë, pavarësisht kësaj të gjithë ata që kanë leje për të shkuar në vendet e tyre të punës do të mund të lëvizin pa ndonjë problem.
Vlejnë të njëjtat rregulla të parapara për orën policore.
Artikuj të ngjashëm
-
Regjimi i karantinës rikthehet në disa qytete të Maqedonisë së Veriut
-
Në Maqedoninë e Veriut propozohet që ora policore të fillojë pas mesnate
-
Hyjnë në fuqi masat e reja në Maqedoninë e Veriut
-
Maqedonia e Veriut zgjat orën policore antiCovid-19 deri më 6 prill
-
Ditëve të ardhshme vendoset nëse do të vazhdojë mbyllja në fundjavë