Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur të rikthejë në karantinë disa prej qyteteve më të mëdha në vend, për shkak të shifrave tejet shqetësuese të regjistruara ditët e fundit nga koronavirusi. Kështu, Shkupi, Kumanova, Tetova dhe Shtipi do të jenë në karantinë nga e enjtja në orën 21.00 deri të hënën në orë 05.00.Këtë vendim e ka marrë Qeveria pas propozimit të Komisionit për sëmundje infektive.
Duke filluar prej të premten dhe deri të hënën në karantinë do të jenë edhe qytetet e tjera, por me orë të caktuar policore, duke filluar nga ora 16.00 deri në ora 05.00 të ditës së nesërme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVendimi i këtillë sipas ministrit Venko Filipçe u soll për shkak se, sipas tij, kjo është mënyra e vetme për të vendosur në kontroll qytetet të cilat janë shndërruar në vatër të virusit korona.