Gjatë debatit shkrimtari dhe publicisti nga Kosova, Veton Surroi, u shpreh se Srebrenica mund të jetë një pikë kthese nëse bëhet matës se si shoqëria sillet ndaj vrasjeve masive, dhe mënyrë se si BE-ja e mat, inkurajon apo dekurajon sjelljen, shkruan sot Koha Ditore.
“Nëse doni ndërtimin e memories së përbashkët duhen fonde që të ndihmohen fëmijët nga Serbia të vizitojnë Srebrenicën para se ta kryejnë shkollën e mesme. Jo t’ua tregojnë boshnjakët, por njerëzit në Serbi të vërtetën e përbashkët të Srebrenicës”, tha ai.
Se sa pak ka ndjenja për të respektuar viktimat në Serbi, Surroi përmendi edhe rastin e viktimave të Mejës, që u gjetën në varrezën masive në Batajnicë, ku sot ndërtohet kishë ortodokse pa ndjenja për dhimbjen e viktimave
(Më gjerësish lexoni sot në Koha Ditore)