Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kultivuesit vendorë të pemëve e perimeve keqpërdorin vendimin e MTI-së, rrisin çmimet

Për shumë vjet, kultivuesit vendas u ankuan për mosmbrojtje të prodhimit të tyre nga shteti.

Por, në momentin që institucionet lëvizën, ata kanë filluar ta keqpërdorin mbrojtjen e prodhimeve vendore, duke i rritur çmimet, raporton KTV.

Derisa më herët një kilogram speca ishte 1 euro, konsumatorët tregojnë se gjatë sezonit të verës, çmimi është rritur në 1 euro e 20 centë.

Këto deklarime, i ka vërtetuar edhe Ministria e Tregtisë gjatë inspektimeve që u ka bërë tregjeve.

“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë u bën thirrje të gjithë fermerëve të pemëve dhe perimeve që janë të mbrojtur me vendimin 02/57 të Qeverisë së Kosovës që të mos luajnë me çmimet e tregut, duke dëmtuar konsumatorin. MTI-ja është duke monitoruar tregun çdo ditë dhe nëse gjejmë se çmimet janë ngritur, do të reagojmë me heqjen e masës së përkohshme mbrojtëse”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për media nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Edhe Kultivuesit vendorë të pemëve e perimeve keqpërdorin vendimin e MTI-së, rrisin çmimet Video Kultivuesit vendorë të pemëve e perimeve keqpërdorin vendimin e MTI-së, rrisin çmimet

Në anën tjetër, njëra nga shoqatat e biznesit mohon të jenë rritur çmimet.

E po ashtu, kundërshtojnë heqjen e masës mbrojtëse prej 30 për qind të vlerës doganore.

Gjatë vitit 2017, janë importuar 142 milionë kilogramë pemë dhe perime, ndërsa në shtatë-mujorin e parë të këtij viti, në sasi të 91 milionë kilogramëve.

Importi më i madh nga perimet bëhet për: domate, lakër, qepë, tranguj të zakonshëm, fasule, speca e bizele.

Edhe Rritje e madhe çmimesh në tregje SOT Rritje e madhe çmimesh në tregje

Ndërsa për pemë: banane, shalqinj portokaj, limon, rrush, mollë, nektarin, pjeshka e kivi.

Për sasinë e prodhimit vendor, Ministria e Bujqësisë nuk ka dhënë statistika.